Edmont Laho, Doreida Shuku dhe Fadil Brazhda janë tre mjekët e pezulluar nga detyra nga Prokuroria e Elbasanit, tre muaj pas vdekjes së vajzës 1-vjeçare në spitalin pedriatik të këtij qyteti. Vendimin për Lahon, Shukun dhe Brazhdën është marrë pas ekspertizës mjeko-ligjore që i është bërë foshnjës, e cila gjeti vdekjen për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga një kokërr arre. Sipas Prokurorisë, fëmija mund të kishte shpëtuar, nëse njëri nga mjekët e pranishëm atë ditë do të kishte kryer procedurën standarde të mjekimit, por ekspertiza rrëfen të kundërtën. Të tre mjekët e spitalit pedriatik të Elbasanit janë pezulluar nga detyra nën akuzën e veprës penale “Mjekimit të pakujdesshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *