Për shkak të kufizimeve të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, mesha e vigjiljes se Pashkës u spostua në orar, duke bërë që të mbahet gjatë pasdites në Elbasan. Në kishën Shën Piu i X, ceremonia u mbajt me rend të caktuar për shkak të pandemisë së Covid-19, me numër të reduktuar besimtarësh.

Besimtarët  katolikë ndoqën meshën e vigjiljes së Pashkëve, të udhëhequr nga At Giuseppe Testa.

“I Ringjalluri na jep sigurinë se e mira gjithnjë triumfon mbi të keqen, se jeta gjithmonë kapërcen vdekjen dhe fundi ynë nuk është të zbresim poshtë e më poshtë, nga trishtimi në trishtim, por të ngrihemi lart.”

Besimtarët, as këtë vit, nuk e humbën meshën e vigjiljes së Pashkës. Ata përcollën mesazhe paqeje dhe shprese për ditë më të mira në vijimësi,duke shprehur keqardhje për jetët e humbura nga virusi.

Pashka është festa më e madhe e krishtërimit. Besimtarët mbajnë kreshmë për 40 ditë, duke kufizuar ngrënien e disa ushqimeve në kujtim të Jezu Krishtit, i cili, ia doli të mos dorëzohej dhe të qëndronte pa ngrënë dhe pirë për 40 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *