E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Elbasan, nis shpërndarja e teksteve shkollore për klasat e para e të pesta

Që prej ditës së sotme në pjesën më të madhe të shkollave 9-vjeçare të bashkisë së Elbasanit ka filluar shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit e klasave të para dhe të 5-ta .

 

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Qamil Guranjaku’ në Elbasan shprehet se të gjithë prindërit të cilët tashmë e kanë përfunduar proçesin e regjistrimit të fëmijëve mund të paraqiten për të tërhequr tekstet, të cilat për këto dy klasa ofrohen falas nga qeveria shqiptare.

 

Reklamë

Ndërkohë nga na tjetër vijojnë edhe regjistrimet për klasat e para për të cilat znj.Çota shton se nisur nga eksperienca e viteve të mëparshme veç dokumentave të caktuara nga Ministria e Arsimit duhet të shtohet edhe një dokument rekomandimi apo këshillim nga psikologet në mënyrë që fëmijët të cilët do të nisin shkollën të adaptohen më lehtë më kushtet e reja.

 

Përsa i përket plotësimit të dokumentacionit me kryerjen e vizitave ORL të detyrueshme për tu regjistruar në shkollë, në poliklinikën e specialiteteve në Elbasan nuk ka fluks të shtuar apo radhë të gjata pasi me marrjen e rekomandimit nga mjeku i familjes shumë prindër zgjedhin t’i vizitojnë fëmijët e tyre edhe në klinika private.

Vazhdo të lexosh

Reklamë