Subscribe

Publiku elbasanas ka mirëpritur mbrëmjen e së dielës Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove me edicionin e tij të 18-të. Nata e parë ngjiti në skenë  trupën e teatrit te Metropolit te Tiranës me pjesën “Rashamon”  të autorëve Fay & Michael Kanin me regjisore Jonida Beqo. Në këtë edicion Shqipëria përfaqësohet nga 4 trupa aktrimi, ajo e Elbasanit, Tiranës, Shkodrës dhe e Gjirokastrës. Nuk do të mungojnë edhe trupat nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe të huaja, nga Argjentina, Italia, Izraeli, Suedia, Amerika dhe Rumania. Në natën e dytë  në skenë do të ngjitet trupa Italiane me pjesën “Legjenda nga vende te largëta” me  Regji te Romano Foddai. “Skampa 18” është festivali më i madh i teatrit dhe do të vazhdojë deri të premten, më 4 nëntor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *