E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Elbasan, mbyllen katër tregje

Mungesa e kushteve higjeno – sanitare dhe mosrespektimi i kushteve të sigurisë ushqimore, ka bërë që Drejtoria Rajonale në Elbasan të mbyllë katër tregje ku tregtohen bagëtitë.

 

Nga inspektimet dhe kontrollet e bëra nga Shërbimi Veterinar është konstatuar se këto tregje në Gramsh, Gostimë të Cërrikut dhe Përrenjas nuk plotësojnë as kushtet minimale për të ofruar shërbimin e shitjes së gjësë së gjallë.

 

Reklamë

Drejtori i bujqësisë në Elbasan Spiro Hunçi tha se të gjitha këto tregje nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e kërkuara.

 

Sipas Hunçit, në rrugë ligjore do të insistohet që këto tregje të përmirësojnë kushtet e tyre deri në garantimin e sigurisë ushqimore.

 

Problematika e tregjeve të gjësë së gjallë në qarkun e Elbasanit është evidentuar që në vitin 2015-të nga shërbimi veterinar. Këto tregje duke qenë të palicensuar ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim të plotë me ligjin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë