Këtë të enjte po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tre të arrestuarve për kanosje të administratorit të një biznesi në Cërrik.

 

Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç, të tre banues në Tiranë akuzohen për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

 

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar Eral Myftaraj, administratorin e një biznesi me qendër në Cerrik, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai administronte.

 

Nderkohë, Prokuroria Elbasanit kerkon masen e arrestit ne burg per te 3 te arrestuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *