E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Elbasan, kapen 3 kg tritol

Një 55-vjeçar ka rënë në pranga, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën 3 kg lëndë plasëse tritol dhe 100 kapsolla detonatorë. Arrestimi i Gani Xhajës nga fshati Mlizë i Elbasanit, u bë nga specialistët e antikrimit në Drejtorinë e Policisë së qarkut Elbasan, pas informacioneve se fshihte materiale shpërthyese. Polica sekuestroi 3 kg lëndë plasëse dhe 100 kapsolla detonatorë. 55-vjeçari akuzohet për veprat penale “trafikim i lëndëve plasëse” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë