Policia e Elbasanit ka arrestuar tre të rinj, pasi përmes dhunës dhe kërcënimeve i kanë marrë një 20-vjeçari një shumë prej 2 mijë eurosh.

 

Sipas policisë, të arrestuarit janë Dervish Rusta, Elidon Bosko dhe Françesko Çengeli.

 

Debati mes tyre nisi pasi 20-vjeçari kishte postuar në rrjetet sociale automjetin e njërit prej të arrestuarve, e për të cilin autorët i kërkuan  atij shumën e parave.

 

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhjetëra doza kanabis, 2 peshore, një radio marrëse dhe 2 automjete.

 

Ndërkohë janë në procedim penal edhe tre persona të tjerë për moskallëzim krimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *