Subscribe

Policia e Elbasanit nuk ka ende asnje piste per vrasjen e 37-vjecarit Erjon Millo. Ai u ekzekutua mbrëmjen e se shtunës ne afërsi te stacionit te trenit ne qytet. Autoret e krimit mesa duket ishin ne pritje te Millos dhe hapen zjarr sapo e panë ate te afrohej. 37-vjecari mbeti i vdekur ne vend, ndërsa policia sekuestroi ne vendin e ngjarjes gëzhojat e plumbave. Mësohet se deri tani janë shoqëruar ne polici nënte persona, por autoret e krimit nuk jane identifikuar ende. Te shoqëruarit besohet se mund te kenë dijeni per rrethanat e krimit, pasi kane qene dëshmitare te rastësishëm. Burime te policisë bëjnë me dije se ekzekutoret kane qene dy dhe mund te kenë ndjekur gjate gjithë ditës lëvizjet e Erjon Millos. Pasi kane kryer krimin ata janë larguar duke përfituar edhe nga errësira e madhe. Nuk dihen motivet por hetuesit po verifikojnë te shkuarën e 37-vjecarit, i cili ka qëndruar per disa vjet jashtë Shqipërisë si emigrant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *