E mërkurë, 16 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Elbasan, gjendet e pajetë në ullishte e moshuara

Ilustrim · Vizion Plus

Një 79 vjeçare është gjetur e pajetë në Elbasan pranë një ullishteje në lagjen “Haxhia”.

 

E moshuara është identifikuar si shtetasja B.S., banuese po në lagjen “Haxhias”.

 

Sipas policisë 79 vjeçarja ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa me datë 11.08.2019.

 

Ndërkohë nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh