E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Elbasan/ Gjenden granata dhe 15 arka me municion luftarak

Policia e Elbasanit mori  informacion se  në një zonë të thellë në afërsi të fshatit Godolesh, Elbasan,  ndodhej një arsenal me municione luftarake.

 

Si rezultat i kontrollit të ushtruar u gjetën  dhe u  sekuestrua në cilësinë e provës materiale,  15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore.

 

Nga veprimet e para dyshohet se si rezultat i kontrolleve të shtuara ditët e fundit  nga Policia e Elbasanit në banesa, objekte të  braktisura , magazina  apo tunele, personat që mund ti kenë pasur këto municione i kanë fshehur  në këtë zonë me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë  .

Vazhdo të lexosh

Reklamë