E diel, 8 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Elbasan, dëmtohet rrjeti i ujësjellësit

Prej 3 ditësh 4 mijë banorë të fshatit Shushicë në Elbasan vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm.

 

Shkak janë bërë punimet nga ndërmarrja e cila merret me menaxhimin e ujit të vaditjes, e cila ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit.

 

Reklamë

Të gjendur të papërgatitur nga kjo situatë dhe mos marrjen e asnjë mase, banorët kërkojnë me ngulm që ky problem të marrë zgjidhje sa më shpejt.

 

Ndërprerjen e ujit më së shumti e vuajnë bizneset. Për këtë arsye ata janë të detyruar të kufizojnë aktivitetin, pasi nuk mund ta përballojnë dot faturën e blerjes së ujit.

 

Megjithëse fshati Shushicë ka burime të shumta ujore banorët sërish nuk kanë ujë, pasi pusetat e ujit nuk janë dezinfektuar prej vitesh, ndërsa i gjithë rrjeti i ujësjellësit është tejet i amortizuar.

 

Ndërkohë ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve sqaron se po punohet dhe se shumë shpejt do bëhet ndërhyrja për të normalizuar situatën.

 

Më shumë video

Reklamë