Qindra besimtarë Mysliman në Elbasan falën mëngjesin e sotëm Kurban Bajramin.

 

Në ceremoninë e organizuar me rastin e festës morën pjesë figura të njohura të fesë islame ne Shqipëri si Imami Elvis Naçi .

 

Nga sheshi Genshër në të cilin u krye falja Naçi përcolli edhe një mesazh për politikanët shqiptarë, imami theksoi se një besimtarë I mirë nuk është ai që vjedh popullin dhe nuk ndihmon te varfërit ndaj  foi besimtaret myslimanë për më shumë bashkëpunim mes njeri tjetrit.

 

Po ashtu siç e do tradita e festës Myftiu I Elbasanit Agim Duka përcolli ceremoninë e faljes duke uruar besimtarët por edhe duke bërë thirrje për më shumë mirësi dhe ndihmesë ndaj njeri tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *