E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Elbasan, banorët protestojnë për rrugën

Kjo është rruga e dëmtuar që lidh fshatit Godolesh me qytetin Elbasanit. Për pasoje 1500 banore kane mbetur te izoluar prej me shume se dy muaj. Ne kushtet kur asnjë nga strukturat përgjegjëse nuk ka ndërhyre, protestat janë vlerësuar si zgjidhje e vetme. Shirat e rene ditët e fundit e kanë rënduar situatën, duke nxjerre tërësisht jashtë funksionit rrugën, ndërsa rrezikohet edhe shembja e banesave per shkak te erozionit. Sipas banorëve, ndërhyrja e fundit ne infrastrukture ka qene në vitin 2005 dhe që nga ajo kohë askush nuk është kujdesur për mirëmbajtjen e rrugës. Të kontaktuar nga Vizion Plus, përfaqësues te Bashkisë se Elbasanit, sqarojnë se nuk ka fonde te mjaftueshme për rindërtimin e këtij segmenti, por do të merren masa për një zgjidhje provizore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë