7 persona janë ndaluar dhe proceduar gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale nga strukturat e DVP Elbasan.

 

Policia bën me dije se si rezultat i kontrolleve të kryera, janë evidentuar dhe arrestuar nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, 4 shtetas.

 

Sipas policisë ata janë:

G.Gj., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, është përplasur me një mjet tjetër( dëme materiale), dhe pas bërjes së testit të alkoolit nga Shërbimet e Policisë Rrugore, rezultoni se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

S.D., 49 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga Shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

I.O., 43 vjeç,  banues në Gramsh, pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik,  ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R.R., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

O.S., 22 vjeç, banues në Cërrik,  pasi në rrugën e fshatit Komunash, duke drejtuar mjetin është përplasur me një karrocë  që tërhiqet nga kafshë dore  dhe për pasojë është aksidentuar shtetasja F.Gj., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Po gjatë orëve të fundit , në Librazhd dhe Elbasan, janë kapur edhe dy persona të shpallur në kërkim.

 

Ata janë shtetasti E.Ç., 32 vjeç, banues në Kuçovë,  për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të palejuara në IEVP  dhe  A.M., 38 vjeç,  banues në Librazhd, për veprën penale, “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

 

Gjithashtu në kuadër të parandalimit, të personave që ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit është proceduar penalisht shtetasi: F.S., 47 vjeç,  banues në Cërrik, për veprat  penale , “Fshehja e të ardhurave “,  “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular pasi dyshohet se përdorej për të luajtur baste sportive.

 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *