Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan gjatë 24 orëve të fundit kanë arrestuar dhe ndaluar 7 persona me akuzën e veprave të ndyshme penale.

 

Kështu nga specialistët për qarkullimin rrugor në DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi: I.T., 66 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin kamion ka aksidentuar një këmbësor me inicialet P.N.

 

Ndërsa nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestuan dhe u ndaluan shtetasit:

G.M., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, në banesë;

K.N., 30 vjeç, banues në Gjirokastër, u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar sepse ka kanosur dhe tentuar të ushtrojë dhunë fizike ndaj bashkëjetueses;

F.K., 37 vjeç, banues në Elbasan është kapur nga shërbimet e Policisë së Elbasanit, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e armëve të ftohta”;

 

Po ashtu arrestimet kanë vijuar edhe nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd ku janë ndaluar shtetasit:

A.P., 39 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta vëllain e tij, si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.

P. Sh., 39 vjeç, banues në Prrenjas, u kap nga shërbimet e Policisë Librazhd, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar, për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Ndërsa policia e Gramshit ka arrestuar një 44 vjeçar me inicialet A.P. pasi  në fshatin Harunas, në vendin e quajtur “Bregu i Selesofit”, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe sekuestruan 42 bimë narkotike të kultivuara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *