Vendi
Elbasan, anëtarët e fisit Çapja hapin zjarr mbi policinë

Terror në qytetin e Elbasanit, ndërsa pjesëtarë të fisit Çapja kanë hapur zjarr ndaj Policisë së Shtetit në orët e mbrëmjes. Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në zonën e kishës “Shën Piu”, një zonë mjaft e populluar. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në radhët e forcave të policisë. Uniformat blu kanë ndaluar dy autorë, ndërsa u vunë në gjurmët e atentatorit të trete. Anëtarët e fisit Çapja kanë qenë në qendër të sulmeve të kohëve të fundit në Elbasan. Ndaj tyre u krye një masakër në fillim të këtij viti, ndërsa pak ditë më parë u shënua një atentat ndaj Florenc Çapjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




