E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Elbasan, AKU bllokon 1,267 litra pije alkoolike

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë dy ditëve të fundit ka zhvilluar në Elbasan kontrolle rigoroze në kuadër të zbatimit të planit të monitorimit, në të gjitha subjektet që ofrojnë shërbimin e tregtimit të produkteve ushqimore.

 

AKU njofton se ka kryer 26 kontrolle zyrtare tek Operatorët e Biznesit Ushqimor, kryesisht tek ata me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve; Gjatë kontrolleve janë marrë 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike ndërsa janë vendosur dhe 2 masa administrative “Paralajmërim” ndaj dy subjekteve.

 

Reklamë

Po ashtu është vendosur masa “Bllokim Produkti” për 1,267 litra pije alkoolike (raki, verë dhe konjak) në tre subjekte. Produktet, sipas AKU, do të qëndrojnë të bllokuara deri në daljen përfundimtare të pergjigjeve të analizave.

 

Ndërkohë AKU njofton se kontrollet do të vijojnë edhe në në subjekte të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë