Kronikë
Elbasan/ 34-vjeçari godet portën e policisë, hyn në oborr dhe nxjerr pistoletën me gaz

Një 34-vjeçar ka goditur portën hyrëse të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e këtij institucioni, duke mos iu bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë rreth orës 11:00.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B. L., 34 vjeç, i cili, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara.
Reklamë
Ai është arrestuar nga uniformat blu, të cilët thanë se gjendja psikologjike e 34-vjeçarit është e rënduar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




