E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Elbasan, 113 banesa të dëmtuara nga tërmetet

Ilustrim · Vizion Plus

113 banesa dhe objekte të tjera janë dëmtuar nga tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë në Qarkun e Elbasanit.

 

Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla, i shoqëruar nga deputeti Musa Ulqini dhe Kryetari i Bashkisë Arif Tafani ishin në disa prej familjeve banesat e të cilave janë dëmtuar dje.

 

Në Bashkinë Belsh janë raportuar më shumë banesa me dëmtime. Siaps Shtabit të Emergjencës janë 73 banesa me dëmtime në këtë bashki.

 

I pranishëm në njërën prej familjeve të dëmtuara, Balla tha se qeveria ka marrë të gjitha masat dhe se do të fillojë riparimin e të gjitha banesave.

 

 “Qeveria ka të garantuar po ashtu buxhetin për këtë situatë. Punonjësit e caktuar të Bashkisë dhe të Qarkut do të bëjnë evidentimin e dëmeve dhe më pas fillon puna për sistemimin e dëmtimeve dhe rikthimin në normalitet. Në disa shtëpi do të fillojmë riparimin edhe me mbështetje solidariteti nga sipërmarrja, madje edhe nga diaspora”

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh