E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

El Chapo dënohet me burgim të përjetshëm

Kreu meksikan i drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán është dënuar me burgim të përjetshëm plus 30 vjet.

 

62 vjeçari Guzmán, akuzohet për 10 akuza, duke përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave, nga një gjykatë federale në Nju Jork në shkurt.

 

Reklamë

Ndërkohë më parë ai u arratis në një burg meksikan përmes një tuneli në vitin 2016, por u arrestua më vonë, dhe u ekstradua në SHBA në vitin 2017.

 

Ai është ish-kreu i kartelit Sinaloa, që zyrtarët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA. Gjatë gjyqit, dëshmitarët thanë se kishte torturuar armiqtë e kartelit të tij.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë