Subscribe

Faktori politik në komunën e Bujanocit është pro idesë së bashkimit me Kosovën, por kërkon që të bëhet kujdes me termat që përdor presidenti Hashim Thaçi. Kryetari i komunës Shaip Kamberi thotë për Vizion Plus, se fati i Luginës duhet trajtuar si një, i pandarë me Bujanocin dhe Medvegjën dhe kjo kërkesë i është paraqitur kreut të shtetit të Kosovës.

 

“Ajo që për ne është problematrike dhe për të cilën mendojmë se duhet të kemi më shumë kujdes është se Lugina e Preshevës nuk mund dhe nuk guxon të trajtohet në mënyre parciale. Kemi përshembull ofertat e serbëve që ofrojnë shëkmbim territoresh në mënyre gjysmë zyrtare, shkëmbim territoresh për Preshevën si qytet, me 4 komunat e veriut të Kosovës. Në këtë aspekt ne i kemi bërë me dije Presidentit Thaci dhe të gjithë spektrit politik me të cilin kemi pasur takime këto ditë që zgjedhjet parciale për Luginën e Preshevës nuk janë të dëshirueshme dhe nuk janë të pranueshme nga ana jonë.

Kamberi paralajmeron se nëse Prishtina do të ulet ne tryezën e bisedimeve dhe do të pranojë shkëmbim të territorit duke marrë vetëm një pjesë të Luginës kjo do të ketë pasoja të rënda.

 

“Një zgjidhje e tillë do të shkaktojë fatkeqësi dhe do të shkaktojë katastrofa humanitare të shpërnguljes së popullatës shqiptare në mënyrë massive nga pjesë të Luginës që nuk do të trajtoheshin në bisedimet e ardhshme Kosove-Serbi.”

 

Ndërkohe analisti nga Bujanoci, Nexhat Behluli në një prononcim për Vizion Plus, kritikon sjelljen e presidentit Hashim Thaçi për të cilin thotë se po manipulon me termat. Sipas tij marrëveshja Prishtinë-Beograd nuk duhet të cënojë asnjë pjesë të territorit të Kosovës.

 

 “Mendoj se Kosova duhet të jetë më serioze në lidhje me cështjen e shqiptareve të Luginës së Preshevës, por në asnjë moment pa e cenuar territorin e Kosovës I cili cdo pëllëmbë është fituar me gjakun e dëshmorëve aq më teper që Kosova në kufijte momentale është pranuar nga mbi 100 shtete ndërkombëtarisht, kështu që duhët të jemi më seriozë.”

 

Pasi Hashim Thaçi publikoi propozimin e tij për korrigjimin e kufijve duke bërë të qartë se në shtator do të shtrohet në tryezën e bisedimeve, faktori shqiptar në Luginën e Preshevës ka shpeshtuar kontaktet me Prishtinën./ Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *