Subscribe

Gjykata e Shkallës së parë vlorë dënoi me burg vrasësit e Tauland Beqirajt (Gjikaj).

 

Seanca u zhvillua ditën e martë, ndërsa trupi gjykues pasi u njoh me provat e paraqitura nga organi akuzës vendosi të mbyll në qeli katër personat e përfshirë në këtë çështje. Me 21 vite burg në mungesë u dënua autori i vrasjes Elton Hajnaj. Ai u shpall fajtor për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “mbajteje pa leje dhe prodhim i ameve shpërthyeseve dhe municioneve”

 

Ndërkohë dy bashkëpunëtorët e tij, Skerdjan Gabrani dhe Hansi Jonuzi u dënuan në total me 10 vite burg. Togat e zeza vendosën 6 vite për Gabranin dhe 4 për Jonuzin.

 

Me 6 vite në mungesë u dënua dhe Sali Zeneli, kushëriri Tauland Gjikajt, i cili ashtu si dhe autori i krimit ende nuk është kapur nga policia. Sipas prokurorisë Zeneli ishte i pranishëm në vendngjarje pasi shoqëronte me një makinë tjetër viktimë, i cili u ekzekutua sapo zbriti dhe po ecte ne trotuar.

 

Gjatë momentit të vrasjes, Sali Zeneli qëlloi tre herë me pistoletë në drejtim të autorëve por plumbat nuk i dëmtuan ata.

 

Ngjarja ndodhi në datë 3 mars të vitit 2021 në afërsi të gjykatës së apelit. Tauland Beqiraj (Gjikaj), i cili mbante dhe mbiemrat (beqiraj e manaj) u qëllua për vdekje me kallashnikov nga Elton Hajnaj. Shkak dyshohet se u bë një borxh që viktima u kishte autorëve por dhe përplasja mes grupeve kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *