E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ekzekutoi me thikë 36-vjeçarin, dënohet me 22 vite burgim i riu shqiptar në Itali

Një 36-vjeçar shqiptar, i dënuar për vrasjen e një rumuni është kapur nga policia italiane. 36-vjeçari akuzohet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në muajin shkurt të vitit 2020.

Shqiptari kishte qenë më parë i dënuar me 2 vite burgim për trafik droge. Kurse tani do i duhet të vuajë edhe 22 vite izolim për krimin e vrasjes.

Reklamë

Krimi dyshohet se ka zanafillën për prishjen e pazareve të drogës dhe kontrollin e biznesit ilegal mes Fermos dhe Porto Sant’Elpidio.

Më 17 shkurt 2020, zbulimi i trupit të pajetë të një 36-vjeçari rumun, i vrarë me thikë, ka alarmuar menjëherë policinë.

Reklamë

Viktima, gjithashtu një person me precedentë penalë, kishte plagë të shumta me thikë në shpinë. Shqiptarit do t’i duhet të vuajë dënimin përfundimtar me më shumë se dy dekada burgim në burgun e Fermos.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë