Ky është terroristi i cili tronditi Brukselin mbrëmjen e të hënës, duke vrarë dy tifozë të Suedisë. Pas disa orësh ndjekje nga policia u bë e mundur izolimi dhe më pas ekzekutimi i tij. Pas sulmit ndaj tifozëve suedezë 45-vjetari, nëpërmjet një video në rrjete sociale, ka pranuar krimin
Operacioni përfundoi mëngjesin e kuaj të marte pranë shtëpisë së tij. Pas një përplasje zjarri që zgjati disa sekonda 45-vjetari Abdesalem u plagos rëndë dhe ndërroi jetë në ambulancë teksa po transportohej për në një spital në kryeqytetin belg. Agresori, i cili jetonte me vajzën e tij, ishte një emigrant i paligjshëm dhe hyri në Belgjikë në vitin 2019, pasi ishte dënuar në Tunizi për terrorizëm.
Sulmi ndodhi teksa pritet të luhej ndeshja mes Belgjikës dhe Suedisë për kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024. Pasi u vunë në dijeni për ngjarjen e rëndë, ndeshja u ndërpre. Sulmi ndodhi në një kohë kur alarmi në Europë është rikthyer për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.





