E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Bota

Ekzekutohet “Profesori”/ SHBA vret edhe zëvëndësuesin e Al Baghdatit tek ISIS

Menjëherë pasi mediat hodhën dyshime se në krye të ISIS do të vinte Haxhi Abdullah al-Afari, i njohur ndryshe me pseudonimin “profesori”, presidenti amerikan Trump njoftoi se trupat elite eliminuan liderin e ardshëm të shtetit islamik.

 

Përmes një njoftimi në tuitter Trump shkruan: “Sapo u konfirmua që zëvendësuesi numër nje i liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, është ekzekutuar ngta trupat amerikane. Edhe ai ka vdekur tashmë.”

Megjithatë ShBA-të ende nuk e kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për ekzekutimin e “Profesorit”.

Reklamë

 

Lajmi për eliminimin e zëvendësit të liderit të ISIS, vjen vetëm 2 ditë pasi presidenti Trump tha në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se Abu Bakr al-Baghdadi hodhi veten në erë së bashku me 3 fëmijët e tij.

 

Gjatë operacionit trupat amerikane kanë kapur edhe 2 persona të tjerë që shoqëronin themeluesin e organizatës terroriste.

Vazhdo të lexosh

Reklamë