E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ekzekutohet në Belgjikë 38-vjeçari shqiptar

Një 38-vjeçar shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Belgjikë. Ai u qëllua me 8 plumba në Bulevardit Edmond Machtens.

 

Sipas mediave belge, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, qëndronte ilegalisht në Belgjikë.

 

Policë, prokurorë dhe ekspertë shkuan në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat me qëllim për të shkuar në gjurmët e autorit të krimit. Nuk janë bërë publike as pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë