E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Strugë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Strugë ku një shqiptar është vrarë me armë zjarri.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Poum të Strugës në Maqedoninë e Veriut, ku autori me iniciale U.B. 22 vjeç ka qëlluar me armë ndaj disa shqiptarëve.

 

Reklamë

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur 23-vjeçari Z.B, ndërsa është plagosur shoku i tij V.B, i cili është dërguar në spitalin e Strugës.

 

Gjithashtu bëhet me dije se autori, pasi ka qëlluar me armë është vetëdorëzuar në polici.

Vazhdo të lexosh

Reklamë