Një tjetër shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme.

 

Mësohet se të shtunën në mbrëmje në qytetin Antwerp ne Belgjike, i është bërë atentat Bledar Muçës. Muça nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi konsiderohej si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapajt.

 

Në verën e vitit 2016 ai u arrestua dhe u dënua me dy vite burg pasi qëlloi me armë ndaj efektivëve të policisë teksa ishin në vëzhgim të familjes Çapja. Muça u filmua nga kamerat e sigurisë me armë në dorë duke qëlluar ndaj policisë.

 

Kujtojme se po mbrëmjen e djeshme i është bërë atentat në një restorant në qytetin Guayaquil të Ekuadorit 34-vjeçarit shqiptar Ergys Dashit. Pista që po heton policia ekuadoriane është ajo e trafikimit të drogës, pasi dhe në vitin 2014, viktima është arrestuar po për drogë në Itali.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *