E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ekzekutohet me armë zjarri ish polici në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e kësaj të marte në zonën e Tiranës së Re.

 

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “At Zef Pllumi” në Selitë. Raportohet se viktima është shtetasi Arben Bilali rreth 50 vjeç. Fillimisht ai ka mbetur i plagosur por më pas ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

 

Reklamë

Burime bëjnë të ditur se Arben Bilali ka punuar për shumë vite si punonjës policie tek Komisariati nr.2 dhe me FNSH.

 

Autorët dyshohet se janë larguar me një automjet tip “Benz”.

Më shumë video

Reklamë