E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ekzekutohet me 2 plumba në kokë shqiptari në Greqi

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Greqi, mëngjesin e së hënës.

Bëhet fjalë për një 58-vjeçar shqiptar, baba i 4 fëmijëve, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në një Ullishte, në vendin e quajtur Kariani, në afërsi të Kavallës.

Shqiptari i ndjerë, identiteti i të cilit nuk jepet nga mediat vendase, ishte qëlluar me 2 plumba në kokë.

Trupi i të ndjerit u gjet nga nëj fermer i cili fillimisht dyshoi se i kishte rënë të fikët por më pas kuptoi që ishte qëlluar në kokë.

Reklamë

Shqiptari, i cili kishte vite në Kavalla, njihej si njeri punëtor dhe person pa probleme.

Trupi i emigrantit u dërgua në morgun e spitalit të Kavallës për ekzaminim mjeko ligjor, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë