Subscribe

Forcat RENEA ekzekutuan 71-vjeçarin Lefter Zhidru në Elbasan. Pas më shumë se 5 orësh negociata për t’u dorëzuar dhe tentativave për ta neutralizuar, RENEA e vrau të moshuarin.
Gjatë operacionit pati shkëmbim zjarri.

 

Pak çaste para se të vritej, ai qëlloi edhe një herë në drejtim të policisë. Pritet edhe konfirmimi zyrtar nga policia. Lefter Zhidru ishte me probleme mendore.

 

Gjithçka nisi pas një sherri që ai kishte bërë me gruan. Pas debatit, i moshuari qëlloi në drejtim të policisë, që u njoftua nga gruaja dhe vajza. Më pas ai u ngujua në banesë, duke refuzuar të dorëzohet. Bashkëshortja dhe vajza arritën të shpëtojnë falë ndërhyrjes së policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *