E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ekzekutohet kryebashkiaku në Filipine

Kryetari i i bashkisë së qytetit Tanuan, në jug të kryeqytetit Manila në Filipine  është ekzekutuar me snajper gjatë një ceremonie të bashkisë që ai drejtonte.

 

Gjithçka ndodhi në momentin kur kryebashkiaku Antonio Halili po këndonte himnin kombëtar.

 

Reklamë

Një plumb e goditi në gjoks nga një distancë prej 150 metrash.

 

Autori i vrasjes arriti të largohej ndërkohë që kryebashkiaku ndërroi jetë në spital.

 

Dyshohet se vrasja e tij ka lidhje me përfshirjen në një kartel droge.

Emri i Khalilit ishte në listën e zyrtarëve të zgjedhur të cilët dyshohet se janë përdorues të drogës, trafikantë apo mbështetës të kontrabandës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë