E diel, 4 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ekzekutohet gjatë natës mafiozi grek në Athinë, autorët zbrazin 80 plumba mbi të

44-vjeçari Vangjelis Zabunis, anëtar i njohur i mafies greke u ekzekutua në Neos Kosmoz të Athinës. Ai u qëllua me të paktën 80 plumba dhe për pasojë mbeti i vdekur në vend

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të diele. Mediat greke bënë me dije se autorët  iu afruan automjetit të 44-vjeçarit i cili ishte i parkuar përballë karburantit në pronësi të tij dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Reklamë

Pak minuta më pas në daljen e qytetit u gjet edhe makina e autorëve e cila rezulton e marrë me qira. Brenda makinës u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmit. Sipas informacioneve paraprake ne makinën e ekzekutorëve ishin 4 persona.

Viktima ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafies greke. Në vitin 2018, ai i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda. Autorit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur t’i jepte goditjen përfundimtare. Po ashtu, ai akuzohej si ekzekutori i  vëllezërve Vlastos, të vrarë njëri në burg dhe tjetri në atentat . Zabunis tentoi ti bënte atentat edhe gjykatëses që po gjykonte vëllezërit Vlastos në vitin 2012, por ngjarja u shmang falë ndërhyrjes së policisë./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë