E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ekzekutohet gazetari në Meksikë, raportonte për drogën 

This file photo taken on November 27, 2016 shows Mexican journalist Javier Valdez speaking during the presentation of his book "Huerfanos del Narco" in the framework of the International Book Fair in Guadalajara, Mexico. A local journalist in Mexico's troubled Sinaloa state who worked for Agence France-Presse was shot dead in the street on may 15, 2017, a judicial source told AFP. / AFP PHOTO / HECTOR GUERREROHECTOR GUERRERO/AFP/Getty Images

Ekzekutohet gazetari dhe publicisti i njohur meksikan Javier Valdez. Persona të paidentifikuar hapën zjarr ne drejtim te mjetit te tij ne qytetin Culiacan, pak metra larg redaksisë ku ai punonte prej vitesh, duke e lënë të vdekur në vend.

 

Valdez, 50 vjeç, mori Çmimin e Lirisë Ndërkombëtare për Shtyp nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në vitin 2011 për raportimet e tij ne lidhje me trafikut e drogës. Ai është gazetari i pestë që vritet në Meksikë gjatë këtij viti. Gjatë karrierës së tij per gati 3 dekada, Valdez ka raportuar gjerësisht mbi trafikimin e drogës dhe krimin e organizuar në Meksikë, përfshirë kartelin e fuqishëm të drogës Sinaloa.

 

Reklamë

Karteli besohet të jetë përgjegjës për rreth 25% të të gjitha drogave ilegale që hyjnë në SHBA nëpërmjet Meksikës. Presidenti Nieto e denoi ashpër ngjarjen, duke i bere thirrje organeve përkatëse te bëjnë sa me shpejt drejtësi.

 

Sipas Komitetit per mbrojtjen e gazetareve qe nga viti 1992, 38 gazetare janë vrare ne Meksike kryesisht nga kartelet e drogës dhe krimi i organizuar.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë