Një boksier, 58 vjeç, është ekzekutuar me tre plumba gjatë mbrëmjes së të shtunës në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Metamorfosi.

 

58-vjeçari sapo kishte dalë nga një “fast-food”, kur një person i maskuar i është afruar dhe e qëlloi me breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.

 

Viktima ishte një boksier veteran i AEK-ut. Ai mori tre plumba në gjoks dhe në qafë.

 

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *