Subscribe

Një biznesmen mbeti i plagosur rëndë mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë. 48-vjeçari Tefik Hyka u qëllua disa herë nga dy persona të armatosur fare pranë stadiumit “Selman Stermasi”, ndërsa pas atentatit ata u larguan me një motor.

 

I plagosuri, ish-pronar i fabrikës së tullave në Vorë, mori disa plumba në trup e kokë, por fatmirësisht u transportua menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

 

Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, sekuestroi kamerat e sigurisë të barit në të cilin ndodhej Hyka, por dhe pamjet e disa bizneseve të tjera, në të cilat tregojnë atentatorët që largohen. Ndërkohë, në polici janë shoqëruar disa persona por dhe një i ri, i cili dyshohet se ka lidhje me krimin.

 

Ndonëse ende nuk ka pista hetimi blutë dyshojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të borxheve të Hykës por edhe të një vrasjeje 22 vite më parë në të cilin u përfol emri i Hykës. Ne vitin 1995 Tefik Hyka u përfshi ne vrasjen e te fortit te Shijakut Dritan Avdyli.

 

Në atë kohë dyshohej se një person i afërt me Hykën futi ne kurth Dritan Avdylin i cili u vra nga një vrasës me pagesë. Ekzekutimi do të pasohej me të tjera ngjarje kriminale të cilat u transferuan dhe në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *