Subscribe

Një atentat mafioz ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit te se dielës në lagjen Glifadha të Athinës, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Gjithashtu, janë plagosur edhe dy shtetas grekë.

 

37-vjecari që ishte dhe bashkëpronar i lokalit ku ndodhi ngjarja, ka marrë plagë të rënda në kraharor dhe si pasojë ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital.

 

Një dëshmitar u tha agjentëve se autorët u kishin folur viktimës e te plagosurve në shqip dhe më pas njëri prej tyre nxori armën e qëlloi kundër grupit të të katërve personave që ndodheshin në të njëjtën tavolinë.

 

Identiteti i viktimës nuk është bere ende i ditur. Të plagosurit u dërguan në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Prej panikut të krijuar, dy atentatorët mundën që të largohen nga zona me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre që i prisnin jashtë klubit të natës.

 

Policia greke po heton ne pistën e larjes së hesapeve mes bandave mafioze që operojnë në kryeqytetin grek. policia po analizon filmimet nga kamerat e sigurisë  me shpresën se do të mund të hedhe më shumë dritë mbi ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *