Subscribe

Nje vrasje e dyfishtë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ne ditën e dytë të këtij viti. Vëllezërit Abdullah dhe Skëndër Shkami janë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi rreth orës 11:40, në urën e Drishtit në Postribë. Mësohet se Skender Shkami, sapo kishte ardhur nga Anglia për të festuar Vitin e Ri me familjen, por bashke me vëllanë, janë qëlluar per vdekje pranë shtëpisë nga fqinji i tyre 30-vjeçari Aleksander Dushaj, i cili u kishte zene prite. Sipas banorëve, krimi është kryer për shkak se autori para dy vitesh, kishte kërkuar dorën e vajzës së një prej viktimave, dhe ky i fundit e ka refuzuar. Por vetë te afërm të vëllezërve Shkami thonë se Abdullahu dhe Skënderi, nuk kishin konflikte me asnjë person dhe aq më pak mosmarrëveshje per krushqinë. Menjëherë pasi ka kryer vrasjet, 30-vjeçari është larguar në mal. Për kapjen e tij janë angazhuar përveç policisë se Shkodrës edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërsa kërkimet kane vijuar gjate gjithë dites edhe me helikopter. Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që shënohet në nisje te këtij viti. Vetëm një ditë më parë, më 1 janar, në Sarandë një 50-vjeçar vrau me armë gruan me urdhër mbrojtje e më pas qëlloi edhe veten.

Ekzekutohen dy vëllezër në Shkodër

Ekzekutohen dy vëllezër në Shkodër

Ekzekutohen dy vëllezër në Shkodër

Ekzekutohen dy vëllezër në Shkodër

Ekzekutohen dy vëllezër në Shkodër

Ekzekutohen dy vëllezër në Shkodër

Ekzekutohen dy vëllezër në Shkodër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *