E diel, 1 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:30 Në vijim ora 03:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ekzekutohen dy shqiptarë në Athinë/ Viktimat me precedentë penalë, u qëlluan në lokal nga një atentator i vetëm

Ky është momenti kur një person i maskuar qëllon në drejtim të dy shqiptarëve duke i lënë të vdekur në vend, në një lokal në Athinë.

 

 

Ndërsa një grua e cila ishte ulur pranë tavolinës që ishte shënjestër e atentatit, mbeti e plagosur dhe është në gjendje të rëndë në spital.

Reklamë

 

Policia dyshon se ekzekutimi i 41-vjeçarit Kreshnik Çerçizaj dhe 44-vjeçarit Armando Organja u bë për larje hesapesh. Atentati ndodhi të dielën rreth orës 21:30 pranë sheshit Nea Smyrni. Autori u afrua dhe qëlloi në drejtim të shqiptarëve 6 herë. Pasi kreu krimin ai u largua nga vendi i ngjarjes me vrap .

 

Kreshnik Cercizaj ishte me origjinë nga Vlora, ndërsa 44-vjeçari Armando Organja ishte nga Berati. Prej vitesh ata jetonin në Greqi dhe ishin të skeduar nga policia për pjesëmarrje në organizata kriminale, gjobvënie, trafik të lëndëve narkotike dhe grabitje. Hetuesit po punojnë në dy pista hetimi: për larje hesapesh dhe për pazare të prishura. ndërkohë, edhe pse nuk ka asnjë gjurmë nga autori dhe ai ende nuk është identifikuar, dyshohet se vrasësi është gjithashtu një shqiptar.

 

Mediat greke raportojnë se Armando Organaja ishte në dijeni për rrezikun që i kanosej. Prej kohësh ai ndryshonte makinat me të cilat lëvizte e po ashtu nuk dilte në zona të panjohura.

Më shumë video

Reklamë