Subscribe

Policia ende nuk ka marrë në pyetje të riun Melvi Disha shokun e Emiljano Boçit, i cili u ekzekutua në një atentat mbrëmjen e së dielës në Tiranë pranë ish-parkut të autobusëve. Nga ana tjetër, e dashura e 32 vjecarit nuk ka dhënë shumë detaje për hetimin, pasi gjatë marrjes në pyetje hetuesit thanë se ishte në gjendje të rënduar.

 

Për policinë, atentatori i cili ka qenë një person i vetëm ka studiuar hollësisht lëvizjet e 32 vjecarit, pasi ai frekuentonte vetëm zonën ku dhe banonte vetë.

 

Kjo ka shtuar dyshimet e policisë se Emiljano Boçi ruhej nga ndonjë atentat i mundshëm. Por për hetuesit arsyet mbeten ende të paqarta.

 

Dy janë pistat ku po hetohet.

 

E para është ajo e hakmarrjes pas një konflikti banal në vitin 2010, ku mbeti i plagosur dhe vetë 32 vjecari. Boçi dhe një miku i tij u përplasën me armë zjarri me disa persona, një sherr banal i nisur në një nga lokalet e zonës së Selitës. Nga përplasja u plagos rëndë Leonard Nikolli ndërsa humbi shikimin në njërin sy. Boçi në atë kohë u dënua për tentativë vrasje dhe para dy vitesh doli nga burgu. Këto janë fotot e bëra prej tij në vitin 2013 në qeli.

 

Por pista tjetër për policinë mund të jetë dhe shkaku i vërtetë i atentatit. Ekspertët mendojnë se për nga mënyra e ekzekutimit me silenciator e 32 vjecarit kemi të bëjmë me larje hesapesh për pazaret e drogës.

 

Pas marrjes së të dhënave nga autoritete Gjermane mësohet se Boçi ka qenë nën hetim për trafik narkotikësh. Sipas hetuesve, ai lëvizte shpesh mes Gjermanisë e Holandës ndërsa dyshohet se aktivitet kryesor kishte trafikun e drogave të forta. Deri më tani blutë kanë shoqëruar të afërm të 32 vjecarit të cilët kanë mohuar lidhjet e tij me trafikun e narkotikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *