Policia e Shkodrës ka dhënë një informacion paraprak në lidhje me vrasjen e tipit mafioz të ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Shkodër.

 

Forcat e rendit bënë të ditur se është gjetur një motociklete e djegur që dyshohet se është përdorur për vrasjen në lagjen “Guerrile” për vrasjen e shtetasit  Fatos Ferracaku.

 

Ky I fundit ishte duke purë kafe me personin e plagosur Fatmir Mehaj.

 

 

NJoftimi paraprak i policisë:

 

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.Po punohet intensivisht  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia  e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *