E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ekzekutimi i “të fortit” të Shkodrës/ Bie në pranga një nga autorët e dyshuar

Arrestohet Hydajet Mehmedaj, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së ndodhur në 28 nëntor në Darragjat, ku u ekzekutua Ridvan Hyseni.

34-vjeçari ra në pranga, pas informacioneve të marra nga policia, që e lokalizoi teksa po qëndronte në një bar-kafe në fshatin Mushan.

Reklamë

Atentatorët i kishin zënë pritë 46-vjeçarit Hyseni pranë një pike karburanti dhe e qëlluan atë me breshëri kallashnikovi

Në vendngjarje u gjetën 20 gëzhoja, pjesa më e madhe e të cilave kishin përfunduar në trupin e 46-vjeçarit.

Ridvan Hyseni, apo siç njihej ndryshe Ridvan Ramazani ishte një person me precedent penal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë