Daljen për mediat pas takimit me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ambasadorja amerikane, Yuri Kim e shfrytëzoi për të folur edhe për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Ajo kërkoi nga autoritetet që të vënë para drejtësisë të gjithë të përfshirët.

 

“Të gjithë jemi të shqetësuar nga lajmi i asaj që ka ndodhur dje, është e rëndësishme që shkelësit të mund të kapen që të gjithë të ndëshkohen pa përjashtim. Nuk ka një trajtim të posaçëm apo të veçantë për askënd, sepse askush nuk është mbi ligjin. Sikurse e kanë theksuar shumë persona, zgjedhjet e 25 prillit kanë lidhje me të ardhmen, jo me të shkuarën. Gjëra të tilla të tmerrshme siç kanë ndodhur në të shkuarën, si grupe të paautorizuara për të mbrojtur votën e qytetarëve, duhet të mbeten në të shkuarën. Kjo është diçka e papranueshme për një vend që është anëtare e NATO dhe aspiron të futet në BE. Është përgjegjësi e udhëheqësve, që ndodhen në pozicionet më të larta drejtuese të vendit, të bëjnë thirrje për qetësi, të sigurohen që do të ketë qetësi dhe të mos ketë nxitje për asgjë tjetër që nuk ka lidhje me qetësinë.”

 

Diplomatja e SHBA falënderoi liderët politikë, Edi Ramën e Lulzim Bashën, për thirrjet e tyre për qetësi dhe për zgjedhje të qeta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *