Stafi i lokalit ku pinte kafen Behar Sofia i i ekzekutuar në 25 Shkurt të 2021 kanë dëshmuar në procesin gjyqësor në ngarkim të Jemin Sherës i njohur me pseudonimin “bajlozi” i akuzuar nga SPAK si organizator i vrasjes së Behar Sofias.

3 dëshmitarët theksuan në sallën e gjyqit se e njihnin Sofian pasi ai e frekuentonte shpesh duke qene se kishte banesën aty.

Lokali ndodhet në ngjitur me një qendër tregtare, mbrapa piramidës. Pronarja e lokalit Engjëllushe Banaj ka theksuar se e ka në pronësi bar-kafen që prej 23 vitesh dhe behar Sofian e njihte pasi e ka frekuentuar shpesh lokalin e saj po ashtu ai kishte banesën aty.

Prokuroria lexoi në seancë edhe dëshmim e Ardjana Vathit bashkëshortes së Skënder Vathit, i dënuar me 30 vite burg për të njëjtën ngjarje.  Sipas deklarimeve paraprake ajo ka pranuar se ka shkuar disa here për të pirë kafen në lokalin mbrapa piramidës.

Ata e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj. Thëniet e dëshmitarëve mbështeten edhe nga pamjet filmike të lokalit. Në seancën e radhës prokuroria ka kërkuar që të dëshmoj Marsel Pirra i cili nuk është gjetur ende dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ernejt Shyti.

Të pandehurit e tjerë në këtë çështje, Xhuliano Visha, Leonardi Xhixha, Skender Vathi dhe Bujar Leza janë dënuar me nga 30 vite burg për ngjarjen ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë që është edhe ekzekutori i Sofias, Ernejt Shyti është dënuar me 7 vite burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *