E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Kronikë

Ekzekutimi i Behar Sofisë/ Arrestohet grupi i vrasësve me pagesë (Emrat)

Arrestohen katër autorët e dyshuar të vrasjes së Behar Sofias, 66-vjeçari që u ekzekutua me dy plumba, në qafë dhe shpatull, pak javë më parë në qendër të Tiranës.

Ernejt Shyti, 24 vjeç, ka pasur rolin e ekzekutorit. Pas kryerjes së ngjarjes, ai u largua në drejtim të Malit të Zi.

Sakaq, në pranga përfundan edhe Skënder Vathi, 54 vjeç, Leonar Xhixha, 30 vjeç dhe Xhuljano Visha, 28 vjeç. Këta dy të fundit, kanë qenë të dënuar edhe më herët.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë organizuar vrasjen e Sofias, duke siguruar mjetet, armën, si dhe kanë mbajtur nën mbikëqyrje lëvizjet e viktimës për disa kohë, deri në momentin e ekzekutimit të tij.

Reklamë

Policia malazeze bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e ekzekutorit Ernejt Shyti, i cili është deportuar drejt Shqipërisë.

 

“Arrestohet një grup vrasësish me pagesë, të cilët kanë planifikuar dhe në bashkëpunim kanë kryer vrasjen e shtetasit Behar Sofia. Policia e Tiranës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë. Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’ ngelur në tentativë.  Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ‘Vjedhja’.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë