Subscribe

Policia po heton ne disa pista për te mbërritur tek autoret dhe motivet e ekzekutimit ne mes te ditës ne Rrëshen te 48-vjeçarit Armando Gjini qe njihej edhe me emrin tjetër Tonin Gjini.

 

Begraundi i pasur kriminal i viktimës, veçanërisht aktiviteti ne fushën e trafikut ndërkombëtar te drogës ka bere qe ekspertet te dyshojnë se për eliminimin e Gjinit te jene përdorur vrasës me pagese.

 

Policia ka marre ne pyetje deri tani disa dëshmitarë ne Rrëshen te cilët panë momentin e ekzekutimit te Armando Gjinit ne makine ne sy te fëmijëve te mitur. Gjithashtu janë pyetur edhe familjaret e viktimës por nuk është përftuar ndonjë e dhënë qe mund te çoje tek autoret.

 

Dyshohet qe shkak mund te jete bere prishja e pazareve pasi 48-vjeçari ishte arrestuar ne vitin 2018-te gjate operacionit “Precizioni” si pjese e grupit te Met Kananit i etiketuar si baroni, i drogës.

 

Por jashtë vëmendjes se hetuesve nuk është lënë edhe hakmarrja nga brenda grupit te Kananit. Kjo pasi Gjini u arrestua për trafikun ndërkombëtar te drogës por u lirua serish brenda pak orësh.

 

I konsideruari si ushtari i grupit te Met Kananit u qellua për vdekje paraditen e se hënës teksa ndodhej ne makine. Ekzekutoret hapen zjarr me breshëri duke e lënë te vrare por fatmirësisht plumbat nuk preken fëmijët e mitur. Pak ore pas ngjarjes policia gjeti te djegur një automjet si dhe një automatik qe besohet se u përdor nga autoret.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *