Ekzekutimi i 46 vjeçarit në Shkodër/ Identifikohen autorët, kishin bërë sherr me djalin e viktimës

Identifikohen autorët e vrasjes së shtetasit Ridvan Hyseni (Ramazani) mesditën e kësaj të shtune në fshatin Mushan të Shkodrës.
46 vjecari gjet i vrarë me armë zjarri brenda në një makinë në afërsi të një pike karburanti.
Pavarësisht identifikimit, forcat e rendit në njoftimin e tyre për mediat nuk i kanë dhënë emrat e personave, duke qënë se ata janë ende në kërkim.
Megjithatë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e shtetasit R. H. dhe më pas dyshohet se ky shtetas ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.
Forcat të shumta të drejtorisë së Shkodrës, FNSH dhe RENEA nën drejtimin e prokurorit, kanë ushtruar disa kontrolle banesash dhe ambientesh të ndryshme ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, të cilëve, për arsye hetimore, për momentin nuk iu bëjmë me dije gjeneralitetet.




