Subscribe

Vrasja e nje te riu 27-vjecar mbrëmjen e të martës në Fushë Dukat, duket se ka lidhje me përfshirjen e tij në trafikun e lëndëve narkotike.

 

Beniamin Boshani sipas policise, sapo ishte kthyer nga belgjika, ku ishte i dënuar për trafik droge.

 

Ai u qëllua rreth 200 mera larg shtëpisë, teksa po kthehej nga fshati dukat i vjetër ku kishte shoqëruar të fejuarën. Autorët e kanë ndjekur e më pas i kanë zënë pritë  buzë rrugës.

 

Dyshohet se në krim morën pjesë dy autor. Ata i prenë rrugën me një makinë e më pas e qëlluan atë me breshëri automatiku dhe pistolete. Tetë prej plumbave përfunduan në trupin e 27-vjeçarit Beniamin Bozhanit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje policia gjeti 22 gëzhoja.

 

Krimi ndodhi rreth orës 19:30, por për shkak të errësirës dhe mungesës së lëvizjes ngjarja u zbulua dy orë me vonesë nga banorët e zonës.

 

 

Pista kryesore e hetimeve mbetet e shkuara e viktimës në Belgjikë në trafikun e lëndëve narkotike.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *