Ekuador, kërkohen të mbijetuarit nën rrënoja

Dy dite pas tërmetit me magnitude 7,8 qe goditi Ekuadorin, shpresat per te mbijetuar nuk janë shuar. Mes personave te nxjerre te gjalle nga rrënojat kane qene edhe disa fëmije. Presidenti i vendit Rafael Correa deklaroi se nen ndërtesat e shembura ka shenja jete dhe prioritet mbetet shpëtimi i njerëzve. Rreth 10 mije forca te ushtrisë dhe 35000 police janë vendosur ne zonat e prekura me rende. Ne operacionet e kërkim-shpëtimit jane përfshire edhe familjare, qe gërmojnë edhe me duar, per shkak te rrezikut qe sjellin ekskavatorët. Megjithatë, bilanci i viktimave është renduar dhe shifra ka arritur mbi 270. Me shume se 2 mije vete u plagosen nga tërmeti, nder me te fuqishmit ne dekadat e fundit. Puna ne terren është vështirësuar si pasoje e rrëshqitjeve te tokës. Ndonëse jo ne këto përmasa, edhe Japonia po përballet me pasojat e dy tërmeteve te fuqishme qe goditen ishullin Kyushu ne jugperëndim te vendit, e ku gjeten vdekjen 42 persona. Per shkak te frikës per lëkundje te tjera te mundshme e te forta rreth 250 mije njerëz kane braktisur shtëpitë dhe qëndrojnë ne qendrat e evakuimit. Shume ndërtesa, rruge, ure e shpeti jane shkatërruar. Operacionet kërkimit vijojnë, pasi 11 persona rezultojnë ende te zhdukur.




